Na vjen keq, nëse ju kur klikoni ndonjë nga recetat e mëparshme që ne kemi postuar në facebook, ridirektoheni në faqen kryesore www.recetagatimi.tk ne ju kërkojmë falje, pasi që tani jemi bartur në një adresë të rë, dhe ato linqe nuk janë të vlefshme. Ju falem nderit për mirëkuptim!

Pasul ne Tave

Përbërësit:
1 kg pasul
2-3 qepe
3 thelpinje hudher
1 purri(presh)
Flete dafine,melmesa
1 karrote
1 spec djeges(sipas shijes)
1 luge miell (mundesisht miell misri por edhe mielli I zakonshem mundet)
Vaj per fergim

Përgatitja:
Pasuli lahet dhe zihet me uje te bollshem dhe kullohet (lihet pak uje ne nje ene tjeter). Ne nje tigan te thelle qitet vaji diku 100 ml  dhe grihet qepa dhe kurdiset derisa  zbutet mire dhe pastaj shtohen hudhra e grire imet.pastaj shtohet purrini I grire imet vetem trungu dhe perzihen ne zjarre te ngadalshem derisa te zbuten mire perimet  dhe gjithashtu shtohet edhe karrota e grire ne rende ,speci dhe pasi te zbuten te gjitha i shtohet mielli dhe perzihet derisa merr ngjyre ari dhe ne fund fare i shtohet melemsa (kripa dhe vegeta sipas shijes), pastaj fletet e dafines te coptuara dhe krejt ne fund i shtohet biberi i kuq e pastaj shtohet pasuli i kulluar mire dhe pasi perzihet pak i shtohet uji qe kemi ndare me heret nga zierja e pasulit dhe krejt kete permbajtje e qesim ne ene te dheut dhe e fusim ne furre qe te rreshket por jo edhe shume qe mso te behet edhe shume i thate pasuli (me pak lenge eshte me i shijshem)

Ne munegese te taves se dheut ben edhe ndonje tave qelqi.

Rollad me Banane

Përbërësit:
6 ve
2 luge uje te vale
150 gr sheqer pluhur
60 gr miell
50 gr arra te bluara
Nje pako sheqer vanilje

Filli:
400 ml qumesht
250 gr margarine
1 puding vanile
150 gr sheqer pluhur
2-3 banane
2-3 luge qokollate e grimcuar

Për dekorim:
2 kese shllag
3 luge eurokrem
3 luge arra te bluara

Përgatitja:
Te kuqet e vezeve e perzieni me 75 gr sheqer pluhur derisa te zbardhet masa .Te bardhat tunden veqmas me 75 gr sheqer derisa te fitohet nje shkume e forte. Ne  masen me te kuqet e vezeve e qitni ujin e vale dhe e perzieni dhe ngadale e shtoni miellin e perzier me arrat e bluara dhe sheqerin e vaniljes dhe pastaj ne kete mase shtohet edhe shkuma e fituar nga te bardhat e vezes dhe perzihet ngadale me luge qe te mos bie vellimi. Kjo mase qitet ne tepsi te permillur dhe piqet ne temp 180 grade per 20 minuta. Pandispanjen e pjekur e largojme nga tepsia dhe e pluhurosim me sheqer dhe e mbeshtjellim me lecke kuzhine ne forme rollate dhe e leme te qendroi qe te marr formen e rollates.

Filli pergaditet duke zier nje puding me 400 ml qumesht dhe lihet te ftohet ne temp. dhome dhe qe te mos e formoj shtres ne siperfaqe i qesim sheqer  persiper dhe e marim margarine dhe e tundim me sheqerin pluhur derisa te formohet nje mase homogjene dhe e bashkojme me pudingun e zier dhe i qesim qokollaten e grimcuar dhe kete mase e leme ne frigorifer per 30 minuta dhe pastaj e shtrijme pandispanjen dhe e lyejme ne krejt siperfaqendhe ne mes i vendosim bananet dhe e mbeshtjellim ne forme rollate dhe e lyejm me shllag dhe pastaj i qesim arrat e bluara dhe e shkrijme eurokremin dhe e zbukurojme edhe me te. Keshtu e leme te ftohet per disa ore dhe e sherbejme te prere ne rriska. Ju befte mire.

Embelsire me Vishnje

Përbërësit për pandispanjën:
15 veze,
15 luge sheqer,
15 luge miell,
3 pluhur per pjekje,
3 decilitra qumesht.

Për kremin:
8 te verdhe te vezeve,
300 grame sheqer,
3 pudinge vanilje,
9 dl qumesht,
150 g cokollate,
250 g margarine,
3 banane,
1 qese therrime cokollate.

Për dekorim:
2 krem pana.

Përgatitja:
Pandispanja:
Ne ene te pershtatshme tunden 5 te bardhe te vezeve derisa te fitohet nje shkume e trashe. Pastaj gradualisht shtohen 5 luge sheqer dhe tunden gjate gjithe kohes.Ne ene te vecante tunden 5 te verdhe te vezeve me 5 luge miell, me 1 pluhur per pjekje dhe me 1 deciliter qumesht.Mases nga te verdhte e vezeve i shtohet shkuma e te bardheve te vezeve dhe perzihen ngadale me tel kuzhine.Fundi i taves se rrumbullaket shtrohet me leter per pjekje, derdhet ne te masa e pergatitur dhe piqet, derisa te skuqet, ne furren e nxehte ne 200 C. Ne te njejten menyre nga materiali i mbetur, piqen edhe dy pandispanja

Kremi:
Ne ene te pershtatshme bashkohen te verdhe e vezeve, sheqeri dhe 2 decilitra qumeshte, ndersa qumeshti i mbetur vlohet.Masa e tundur derdhet ne qumesht te vluar dhe zihet ne temperature mesatare, duke perzier gjate tere kohes, derisa te dendesohet masa.Masa e dendesuar lihet te ftohet, shtohet margarina dhe tundet me mikser.Kremi ndahet ne dy pjese. Ne njeren pjese shtohet cokollata e shkrire ndersa ne pjesen e dyte shtohen therrimet e cokollates.

Përfundimi:
Pandispanja e pare lyhet me krem cokollate, mbulohet me rrathe bananesh dhe vendoset pandispanja e dyte.
Pastaj lyhet me kremin nga therrimet e cokollates, mbulohet me rrathe babanesh dhe vendoset pandispanja e trete.Krem pana pergatitet sipas udhezimeve ne qeske dhe me te lyhet torta permbi. Torta dekorohet sipas deshires.

Pilaf

Përbërësit:
3 gota oriz
6 gota ujë
1 filxhan vaj
1 lugë gjelleje kripë
1 grusht fide per supë sipas dëshirës
Biber i zi

Përgatitja:
Një grusht fide e skuqim në vaj, pastaj ia shtojmë orizin e larë me ujë të nxehtë dhe i fërgojmë të dyja për afër 3 min. Pastaj ia shtojmë ujin e vluar, kripën dhe biberin. E mbyllim kapakun e tenxheres, e ndalim pllakën e stufës , dhe nuk hapim kapakun për së paku 20 min. Pilafi zihet për gjysmë ore. Servohet me kos, mishëra dhe perime të llojllojshme.

Pasul

Përbërësit:
0.5 kg pasul
1 qepë
2 speca
1 domate
1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyn, margarine apo buter)
1 lug gjelle krip
1 lug gjelle biber te kuq

Përgatitja:
Pasulin me pak ujë e zijmë per 15 min.  Atë ujë e derdhim  dhe Ia shtojmë 2L. ujë të nxehtë. Tenxheren më pasul e lëmë në temperaturë  të ultë 2 – 3 orë. Qepën e grirë e kavërdisim në yndyrë, pastaj ia shtojmë specat e grirë dhe domatën e copëtuar imt. Të gjitha I fergojmë për afër 15 min, mandej ia shtojmë një lugë biber te kuqë dhe1- 2 kupa ujë  nga pasuli i zier. Fergesën më qepë, spec, domate dhe biber të kuqë ia shtojmë pasulit të zier , të cilit paraprakisht i kemi shtuar një lug gjelle kripë dhe ashtu e lëmë 15 min në tëmpëraturë minimale.

Speca te Mbushur

Përbërësit:
4 speca mesatare per mbushje
300gr mish te grire
300gr oriz
400gr domate te konservuara
1 qepe e madhe e prere holle
koper e fresket e grire holle
majdanoz i fresket i grire holle
kripe
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri


Përgatitja:
Parangrohim furren ne 220°C.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne forme rrethore dhe e vendosim menjane. Pastrojme brendesine e specave nga fijet dhe farat dhe pregatisim mbushjen e tyre.

Ne nje tigan kaverdisim qepen me vaj ulliri derisa te zbutet, shtojme mishin e grire, orizin, kopren, majdanozin, salcen e domateve, kripe, piper te zi, 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta.

Mbushim specat me kete perberje dhe i vendosim pjesen e siperme si kapele.

I veme ne tave duke i rradhitur dhe harxhen e mbetur e shperndajme rreth e qarke specave. Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat te jene zbutur, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Qofte me Patate dhe Veze

Përbërësit:
6 ve te ziera
3 patate mesatare te ziera
2-3 qepe te reja
2 ve ta fresketa
1 luge pavllake(shmant)
1 luge miell
1 luge prezlle(therrime buke)
Krip,biber te zi dhe vaj per fergim

Përgatitja:
Qerohen vezet dhe patatet dhe grihen ne katrore te imet dhe kesaj mase i shtohet qepa e grire imet, vezet e fresketa, pavllaka, mielli ,prezllet dhe kriposen me kripe dhe biber sipas shijes dhe behet nje mase homogjene. Pastaj merren me luge dhe formohen  toptha te vegjel me dore dhe fergohen ne vaj te nxehte. Nuk ka nevoje te fergohen  shume sepse te gjith perbersit jan pothuajse te gatshem.

Rollad me Dredheza

Përbërësit:
7 vezë,
7 lugë sheqer,
7 lugë miell,
3 dcl ajkë ose 2 qeska krem të rrahur,
1/2 kg dredhëza.

Përgatitja:
Përgatitet patishpani nga vezët,sheqeri dhe mielli. Në tepsi katrore të shporetit,të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër,derdhet masa e përgatitur dhe piqet në furrë me temperaturë 250 gradë Celsius për 15 minuta. Ndërkohë pastrohen dhe priten dredhëzat përgjysmë ose në copa të vogla. Tundet ajka. Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur. Lyhet me ajkë dhe mbi ajkë hidhen dredhëzat. Mbështillet në roladë me ndihmën e pecetës. Kthehet në tepsi dhe mbështillet me letër ku është pjekur gjersa të ftohet. Mbi hidhet sheqer pluhur dhe pritet në pjesë të holla. Shërbehet duke e zbukuruar me dredhëza.

Torte me Lajthi

Përbërësit për koren:
5 te bardhe te vezes
5 luge sheqer
Nje vanilje sheqer
5 luge lajthi te bluara
Nje qese pluhur paste
5-6 luge uje te nxehet
Gjysem luge nescafe

Përbërësit për kremin:
5 te verdha te vezes
5 luge sheqer
80 gr qokollate qumeshti
150 gr margarine
200 ml ajke e embel

Glazura:
100 ml ajke e embel
100 gr qokollate

Përgatitja:
Te bardhet e vezes tundet me sheqer derisa te formohet nje shkume e forte dhe i qitet edhe sheqer vanilja dhe pastaj i shtohen lajthite e bluara duke e perzier ngadale qe te behet nje mase homogjene dhe kjo mase qitet ne kallep te vogel te mbuluar me leter per pjekje te lyer me yndyre, ne madhesi me 25 me 35 cm dhe piqet ne temp.180 grade per 15-20 minuta. Pastaj kjo mase laget pasi te piqet me ujin e vale dhe neskafen e tretur dhe lihet te ftohet.

Qumeshti perzihet me te verdhat e vezes dhe zihet ne ene metalike mbi tengjere  qe vlon dmth zihet mbi avull dhe pasi te jete shkrire sheqeri i shtohet cokollata e coptuar e bardhe e qumeshtit dhe pastaj margarina e coptuar qe ka qendruar ne temperature dhome dhe e perziejme ngadale derisa te filloj te trashet. Ajka tundet veqmas por jo shume qe te mos trashet ajka shume dhe kete msae e perziejme me masen tjeter dhe e qesim mbi kore dhe e leme te ftohet. Pastaj lyhet me glazuren e pergaditur me perzierjen e qokollates te shkrire me ajke te emebel dhe lihet te ftohet ne frigorifer.

Embelsire me Kakao dhe Grize

Përbërësit për petat:
100 gr margarin
1 vezë
3 lugë mjaltë(60 gr)
2 lugë kakao
50 ml qumësht
270 gr miell
1 lugë e vogël sodë bikarboni

Përbërësit për kremin:
500 ml qumësht
4 lugë sheqer
4 lugë(60 gr) griz
50 gr çokolatë e bardhë

Përgatitja:
Përziejmë miellin me sodën.Në një enë tjetër përziejmë margarinën,vezën,mjaltën,qumështin dhe kakaon.Kësaj mase i shtojmë miellin ngadal dhe e përziejmë me dorë deri të formohet një brum i qe nuk ngjitet për duar.
Brumin e ndajmë në 2 pjesë.
Fillojmë me përgatitjen e kremit.
Në një enë e qesim qumështin që të vlojë.Posa të filloj të vlojë e shtojmë sheqerin dhe grizën.E ziejmë deri të trashet griza.Largojmë nga zjarri dhe i shtojmë çokoladën e coptuar.Përziejmë kohë pas kohe që te shkrihet çokolada.
Dy pjesët e brumit i tëhollojmë në madhësinë e tepsisë që do e pjekim ëmbëlsirën(25-30cm).
Në tepsi shtrojmë letër të yndyrshme,mbi të qesim njërën petë të cilën e shpojmë me pirun.Pastaj qesim kremin e ftohur.Mbi krem qesim petën tjetër të cilën e kemi shpuar më herët me pirun.
Shtypim pak me dorë që të ngjitet peta me kremin.
Embëlsirën e pjekim në temperaturë rreth 180*C.
Embëlsira duhet të lihet ashtu tërë natën që të zbuten petat.Zbukurohet me sheqer pluhur.